Enigma e Snowden, “spiuni” qëndron në Moskë

24/06/2013 00:00

Eduard Snowden, njeriu që ekspozoi skandalin e pergjimeve ne Shtetet e Bashkuara, po mban te ngerthyer vemendjen e zyrtareve amerikane.

Ishte raportuar se 29-vjeçari do të udhetonte nga Rusia për në Ekuador ku do te kerkonte azil politik, por ish-kontraktori i CIA-s nuk eshte ngjitur ne bordin e avionit te nisur nga Moska.

Në media u tha se Snowden do te ndalonte ne kryeqytetin e Kubes, Havana gjate udhetimit per ne Ekuador.

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry beri komentin me te ashper deri tani per 29 vjeçarin, duke e cilësuar “tradhëtar të vendit”.

Njoftimet se Snowden ishte lejuar te largohej nga Hong-Kongu shkaktuan indinjate ne Uashington.

Administrata Obama pretendonte esktradimin e tij për në Shtetet e Bashkuara ku do të ndiqet penalisht, por autoritetet në Hong Kong e hodhen poshte kerkesen e saj duke i krijuar 29-vjeçarit mundesine te udhetonte drejt Moskës.

Kryetari i Komisionit për Shërbimet e Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve, Mike Rodgers deklaroi se qeveria amerikane do te perdorë çdo rruge te mundshme ligjore për ta kthyer Snowdenin në SHBA.

Dëmi qe ai beri me nxjerrjen e informatave mbi programin sekret te pergjimeve eshte i madh, por zyrtaret amerikanë duket kanë frikë se mund të nxjerrë edhe sekrete të tjera.

Eduard Snowden pretendon se e shtyu ndërgjegja të tregonte përmasat e aktivitetit qeveritar për të grumbulluar të dhëna mbi komunikimet e qytetarëve amerikanë. megjithate,  mjaft ligjvënës demokratë e republikanë mendojne se veprimet e tij nuk kanë të bëjnë aspak me një akt heroik.

Top Channel