
Presidenti egjiptian, Mohammed Mursi përballet me një valë të re protestash e në krah të demonstruesve laikë ka dalë edhe ushtria.
Një tubim masiv është paralajmëruar për fundjavën e ardhshme, ndërsa ushtria kërkon përfundimin e mosmarrëveshjeve e thotë se nuk do të qëndrojë duarkryq, nëse pjesemarresit ne demonstraten kundër Mursit, që synon të jetë paqesore, do të sulmohen nga përkrahesit e kreut te shtetit.
Në thelb, qëndrimi i saj eshte të shmangen problemet nga të dyja krahët.
“Një sulm ndaj vullnetit te popullit nuk do të tolerohet. Ekziston një ndarje në shoqëri. Nëse vazhdon, atëherë ajo do të përbejë një kërcënim për shtetin egjiptian. Duhet të arrihet konsensus mes të palëve. Ushtria nuk do të qëndrojë duarkryq nëse vendi hyn në një konflikt që do të ishte i vështirë për t’u kontrolluar”, deklaroi Abdel Fatah al-Sisi, minister i mbrojtjes.
Komentet e ministrit ishin më të ashpërat e ushtrisë qe kur i kaloi pushtetin Mursit vitin qe shkoi.
Megjithate, ato nuk konsiderohen një kërcënim i drejtpërdrejtë për presidentin i cili ishte takuar më parë me ministrin al-Sisi.
Ushtria duket se po perpiqet te shtoje presionin mbi Mursi-un dhe Vëllazërinë Muslimane ne menyre qe te perfshijne kundershtaret e tyre në procesin politik për të zgjidhur problemet e përkeqësuara ekonomike dhe sociale të vendit.
Opozita i akuzon nga ana e saj se presidenti dhe levizja e tij islamike po perpiqen ta kthejne Egjiptin prapa ne kohe dhe permes protestave masive shpreson te siguroje mbajtjen e zgjedhjeve te reja. Vëzhguesit kane bindjen se ekziston mundesia qe kreret opozitare ne vend të mobilizojne ndoshta po aq njerez sa u grumbulluan ne ditët e revolucionit që përmbysi regjimin e Hosni Mubarak-it.
Top Channel