Bregu: Numërimi të vijojë në çdo qendër

24/06/2013 00:00

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu në një deklarim të
shkurtër për media bëri thirrje që procesi i numërimit të votave të
vijojë normalisht në cdo qendër numërimi.

“Shpreh mirënjohjen për të gjithë numëruesit për përpjekjet e tyre për të vijuar këtë proces”, tha Bregu.

Dalja e zonjës Bregu ishte e shkurtër dhe pa eufori, ndërsa ndryshe nga një natë më parë ajo nuk qëndroi për t’iu përgjigjur interesit të gazetarëve.

Top Channel