Afrikë e Jugut, Mandela në gjendje kritike

24/06/2013 00:00

Situata e Nelson Mandelës, tani nuk është më serioze, por kritike. Presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut, njeriu i konsideruar “babai i kombit”, është në rrezik jete e ka mbi 24 orë në këtë gjendje.

Në spitalin e Pretorias ku ai u shtrua në fillim të muajit me infeksion në mushkëri, mjekët thonë se po bëjnë ç`është e mundur për ta shpetuar, por nuk japin të dhëna të tjera.

Kreu aktual i shtetit, Jacob Zuma, nënkryetari i Kongresit Kombëtar Afrikan në pushtet, Cyril Ramaphosa dhe gruaja e Mandelës, Graça Machel u takuan atje në spital e biseduan mbi situaten.

“Mjekët po japin maksimumin e tyre që ai të përmirësohet. Po i bëhet trajtimi më i mirë i mundshëm e mund t’iu siguroj se është në duart të sigurta”, komentoi Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma.

Javën e kaluar, Zuma dhe anëtarët e familjes raportuan nje permiresim te gjendjes shendetesore te 94-vjeçarit.

Mandela, i cili njihet në Afrikën e Jugut edhe me emrin e tij tradicional “Madiba”, u dergua mbi dy jave ne spital me pneumoni.

Muajt e fundit, ai i është nënshtruar kontrollove të përsëritura mjekësore. Lufta kunder sistemit racist të aparteidit e çoi Nobelistin e Paqes ne burg per 27 vjet.

Pikërisht atje, Mandela u sëmur e ky ishte fillimi i problemeve të tij të vazhdueshme të mushkërive.

Pas lirimit të tij nga burgu, “Martin Luteri Afrikan” vazhdoi luftën kundër diskriminimit racist.

Prillin e 1994-tes, u mbajtën zgjedhjet e para të lira dhe ne 10 maj te atij viti, Mandela do te behej presidenti i parë me ngjyre i Afrikës së Jugut. Ne 2004-ten, Mandela u terhoq nga jeta publike dhe qe atehere, paraqitja e tij ne eventet zyrtare, ka qene e rralle. 

Top Channel