
Në qytetin e Bajram Currit, ashtu siç ishte planifikuar, në orën 07:00 në të gjitha qendrat e votimit ka filluar procesi zgjedhor.
Janë më shumë se 21 mijë zgjedhës nga ky rajon piktoresk, të cilët kanë të drejtën e tyre për të votuar për kandidatët për parlamentin e ri të Shqipërisë.
Sipas zyrtarëve të KZAZ-së 09, procesi zgjedhor ka filluar normalisht dhe nuk ka pasur asnjë parregullsi. Kryetari i KZAZ-së, nga radhët e Partisë Socialiste, Clirim Hajdermataj dhe nënkryetari nga radhët e Partisë Demokratike, Agron Zeneli, e konfirmuan këtë për Top Channel.
“Materialet zgjedhore janë shpërndarë që dje në mbrëmje dhe nuk ka pasur asnjë incident”, thekson Hajdermataj.
Edhe vendi ku do të grumbullohen kutittë e votimeve nga 50 qendra është gati dhe nëse shkon gjithçka në rregull, rezultatet e këtyre votimeve do të njoftohen deri të hënën në mesditë.
Top Channel