Shqiptarët po votojnë për Parlamentin e ri

23/06/2013 00:00

Shqiptarët po votojnë për të zgjedhur legjislaturën e re të Kuvendit të
Shqipërisë. Në këto zgjedhje shqiptarët do të vendosin se kush do të
ketë shumicën në Kuvendin e ri dhe kush do të qeverisë Shqipërinë për 4
vitet e ardhshme.

Deri në këtë orë të pasdites është regjistruar një incident i rëndë në Laç, ku mbeti i vdekur një përkrahës i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe u plagosën një kandidat i PD-së dhe një i afërm i tij.

Po ashtu janë regjistruar edhe dy sulme ndaj ekipeve të gazetarëve të Top Channel, një më i rëndë me pasojë edhe dhunë fizike në Sanxhak, Laç, si dhe një tjetër në Peqin.

Ne keto zgjedhje votuesit do te zgjedhin mes 66 subjekteve elektorale. Shumica derrmuese e tyre jane ndare ne dy koalicione te medha, njeri i udhehequr nga Partia Demokratike, qe kerkon nje mandat tjeter qeverises, dhe tjetri i udhehequr nga Partia Socialiste, qe kerkon te vije ne pushtet pas 8 vjetesh ne opozite.

Dy parti garojne vec koalicioneve, ndersa kandidate te pavarur jane regjistruar njeri ne Qarkun e Vlores, tjetri ne Qarkun e Fierit. Ne te gjithe vendin jane me shume se 5 mije qendra votimi dhe ne pergjithesi procesi nuk po shfaq shenja anomalie. Megjithate, si ne cdo proces tjeter, jane vene re vonesa ne qendra votimi ne disa qarqe te vendit, te cilat, kryesisht kane marre zgjidhje. Kodi Elektoral parashikon mbylljen e kutive ne oren 19.00 te mbremjes.

Deri në këtë orë të pasdites vihet re një pjesëmarrje mbi 45 per qind e votuesve në rang vendi, një shifër kjo më e lartë krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Top Channel