“Do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ministrja Ekonomisë pas vendimit të Bordit të Transparencës për karburantet: Do funksionojë deri sa çmimi të stabilizohet Pas ngjarjes së rëndë në Laç, ambasadori i Komisionit Europian Ettore Sequi, doli publikisht dhe denoi dhunen si te patolerueshme dhe te
pranueshme dhe iu drejtua me nje apel partive politike dhe mbeshtetësve
te tyre per te ruajtur qetesinë.
“Dhuna është e papranueshme, sidomos në ditë zgjedhjesh dhe dhuna nuk tolerohet. Mesazhet që kam dhënë kanë qenë tërësisht të qarta. Pres që partitë politike, militantët, mbështetësit, të gjithë njerëzit do të sillen sipas kësaj mënyrë që unë e theksova. Duhen dhënë udhëzime pikërisht në këtë linjë për të patur zgjedhje të lira dhe të paqta. Ne do të vazhdojmë që të vëzhgojmë dhe nuk përjashtoj faktin që unë vetë do të shkoj të vizitoj ato zona që më duken më të ndërlikuara”, tha Sequi.
Top Channel