
Në orët e fundit të procesit të votimit, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim u bashkuan në një apel ndaj të gjithë zgjedhëvse, për një pjesëmarrje sa më të lartë në votime.
”Mbeten edhe tre orë për të votuar, edhe tre orë për të votuar. Vota është në respekt për ata që kërkojnë lirinë. Iu bëjmë thirrje për të votuar motrave e vllezërve. Shkoni të qetë dhe të lirë, të ndiheni krenarë për votën tuaj. Qytetarë të Laçit dhe Kurbinit, bashkohuni dhe ju të shumë në këtë ndryshim historik. Komisioneri i vrare kishte ardhur posacerisht per te votuar nga Greqia, votoni edhe per ate”, deklaroi nga selia e Partisë Socialiste, zëdhënësi Florjan Serjani.
Nga ana e saj, e vendosur në rolin e zëdhënëses, zëvendëskryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, denoncoi aktet e dhunës së regjistruar deri më tani në këtë ditë votimesh.
”Duke denoncuar incidentet dhe aktet e dhunës që cënojnë standartet demokratike të zgjedhjeve, që kanë rëndësi të jashtëzakonshme për të ardhmen europiane të qytetarëve, ne ftojmë dhe inkurajojmë shqiptarët që të votojnë të lirë dhe të shpresin vullnetin e tyre të pafrikësuar”, deklaroi Xhixho.
“LSI do të vazhdojë të jetë e përkushtuar, në garantimin e mbrojtjen e votës së çdo qytetari, pasi askush nuk mund të cënojë besimin dhe vullnetin e qytetarëve, e LSI do të jetë garante gjatë votimit e numërimit. Apeli që ne adresojmë ndaj të gjithë të gjithë qytetarëve që s’kanë votuar është të shpejtojnë e të bëhen pjesë e fitores plebishitare të opozitës”, shtoi ajo.
PD: Vota e sigurt dhe e paprekshme
Partia Demokratike i bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në votime sepse kështu do të caktojnë edhe drejtuesit e tyre të ardhshëm.
“Sa më e lartë pjesëmarrja në zgjedhje, aq më shumë ndahemi njëherë e mirë nga politika e konfliktit dhe e përcarjes. Te ndeshkojme me vote nekro-politiken”, tha zedhenesja e PD-se, Majlinda Bregu.
Ajo theksoi se PD bashkë me komisioneret e saj shprehin garancinë për sigurinë dhe paprekshmërinë e votës.
Top Channel