Llalla: Autorët para drejtësisë
23/06/2013 00:00
Kryeprokurori Adriatik Llalla kërkoi që qytetarët të tregojnë maturi dhe
qetësi, ndërsa premtoi se autorët e ngjarjes në Lac do të vihen para
drejtësisë.
“Jam vënë në dijeni për ngjarjen nga drejtuesi i Prokurorisë së Kurbinit për ngjarjen në Laç. Autorët do të shkojnë para drejtësisë”, tha Llalla.
Kryeprokurori theksoi se Prokuroria është e angazhuar për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Top Channel