
E majta dhe e djathta edhe pse të ndara në katër koalicione dy për çdo
krah ofruan një barazim të pastër 70 me 70 në zgjedhjet e vitit 2009.
Pas tyre LSI zgjodhi demokratet me të cilen Qeverisi deri ne 1 prill 2013. Në start u paraqitën katër koalicione një i kryesuar nga PS dhe një nga LSI dhe dy të tjerat të djathta të kryesuara nga PD dhe Poli i Lirise nga demokristianet.
Ne rang vendi demokratet si parti munden te siguronin 68 mandate shtuar ketu edhe Fatmir Mediun e republikaneve dhe Dashamir Tahirin e cameve, koalicioni nuk mundi te siguronte shumicen per te qeverisur i vetem pa kater mandatet e LSI-se. Nga krahu i tyre socialistet prodhuan 65 mandate pra dy me pak se demokratet, 66 se bashku me Vangjel Dulen e PBDNJ-së.
Por cilat ishin rezultatet e kater koalicioneve ne 12 qarqet e vendit.
Qarku Kukes ofroi rezultatit 3 me 1 ne favor te Partise Demokratike. Flamur Noka, Besnik Dushaj dhe Fatos Hoxha qe u hoq nga listat e sotme ishin tre deputetet demokrate. Nga socialistet fitues ishte Asllan Dogjani qe sot kandidon me demokratet.
Shkodra qyteti me i madh i veriut te Shqiperise i dha demokrateve 7 mandate ndersa PS kater te tille. Edhe pse pa prodhuar mandat vota te konsiderueshme ne kete qark moren edhe PDK e Nard Ndokes me 3337 vota dhe LSI e Ilir Metes me 2813 vota.
Edhe Lezha ofroi avantazh per partine demokratike 4 me 3 balle PS. Serish edhe ne kete qark LSI dhe PDK munden te mblidhin nje shume te konsiderueshme votash. Partia e Metes mori 2566 vota ndersa demokristianet 1340 te tilla. Dibra u mbyll me rezultatin 4 me 2 per PD. Force e trete ne kete qark ishte LSI me 3774 vota.
Ne Durres serish fituan demokratet me 7 mandate balle 5 te socialisteve, nderkohe qe nje mandat me rreth 8 perqind te votave ne koalicion u mor nga Lefter Koka i LSI-se. Qarku me i madh Tirana dha nje rezultat te barabarte 15 me 15 ndersa dy mandatet e mbetura u moren nga Fatmir Mediu me 6131 vota ne koalicionin me PD dhe Ilir Meta ne koalicionin e drejtuar prej LSI-se me 19,916 vota.
Elbasani i nda ne barazim 7 me 7, nderkohe qe LSI deri ne momentet e fundit me 7735 votat ne koalicion rrezikonte te merrte nje mandat. Fieri qarku i dyte me i madh dha 9 deputete per socialistet 6 per demokratet dhe 1 per LSI-ne.
Rezultat te larte ne kete zone ka dhene PDI e cameve me nje kandidat qe mori mbi 4 mije e 600 vota por qe ne keto zgjedhje do te kandidoje serish nen siglen e partise tjeter te komunitetit çam Aleancen Popullore ne koalicion me Partine Socialiste.
Berati po ashtu i dha socialisteve 4 mandate, demokrateve 3 dhe LSI me mbi 11 perqind te votave 1 deputet. Korça u nda ne barazim 6 me 6. LSI ka marre mbi 5600 vota ne koalicion ndersa numri i votave te Polit te Lirise se drejtuar nga PDK eshte mjaft i vogel. Gjirokastra dha verdiktin 3 me 2 ne favor te PS. Vlora i jep socialisteve 6 mandate dhe demokrateve 4 edhe pse diferenca ne favor te PS eshte me shume se 18 mije vota.
Mandati i 5 per koalicionin qeverises merret nga Dashamir Tahiri i PDI-se ndersa ai i 7 per koalicionin opozitar merret nga Vangjel Dule i PBDNJ. Nje peshe te konsiderueshme ka patur edhe Aleanca Socialiste per Integrim me 5311 vota.
Ky eshte rezultati i detajuar ne 12 qarqet e vendit qe prodhuan ne perfundim 68 mandate per PD, Fatmir Mediu 69 dhe Dashamir Tahiri i PDI 70. Lsi kater mandate dhe socialistet 65 mandate plus Vangjel Dulen 66. Ne nivel votash koalicioni i udhehequr nga PD ka marre 712.745 vota, ai i PS 688,748 vota, pra nje diference prej 23,997 votash ne favor te grupimit qeverises. Koalicioni i LSI ka marre 84, 407 vota, ndersa Poli i Lirise ku pjese perberse ka qene vec PDK edhe LZHK e Dashamir Shehit ka marre 27,655 vota.
Top Channel