Gjonçaj: Ngjarja e Laçit ndikon në të gjithë vendin

23/06/2013 00:00

Genc Gjonçaj, përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në KQZ, ka folur për problemet e deritanishme në procesin zgjedhor duke u shprehur se ngjarja e rëndë e Laçit ndikon në procesin e votimit anembanë Shqipërisë.

“Cështja e Laçit ka ndikim për të gjithë Shqipërinë sepse krijon një klimë intimidimi. Për këtë arsye unë i ftoj të gjithë qytetarët të shkojnë masivisht në votime”, theksoi Gjonçaj për Top Channel.

Në lidhje me problemet e tjera gjatë procesit të votimit, Gjonçaj deklaroi: “Deri në orën 1 nuk janë hapur 2 qendra votimi në komunën Shalë të Shkodrës dhe deri tani ato janë në kushtet e pavlefshmërisë, por kryetarja e KQZ-së nuk ka ndërhyrë. Duket se janë të mirëorganizuar nga veriu në jug.”

Top Channel