LIVE/ Donald Trump konfirmon vrasjen e Ayatollah Ali Khamenei. Teherani e pranon pas disa orësh: Ra në krye të detyrës
Autoritetet në Singapor deklarojnë se po shqyrtojnë mundësinë për të paditur dy kompani me bazë në qytetin-shtet në lidhje me nivelin e lartë të smogut të shkaktuar nga djegia e pyjeve në Indonezi.
Kompanitë në fjalë zotërojnë toka në ishullin indonezian të Sumatrës dhe ministri i Jashtëm i Singaporit i ka kërkuar prokurorit të përgjithshëm që të shqyrtojë opsionet ligjore.
Megjithatë, ai tha se varet kryesisht nga Indonezia që të ndërmarrë aksione konkrete ligjore ndaj dy kompanive, “Asia Pacific Resources International” dhe “Sinar Mas”, që janë me bazë në Singapor por kanë pronarë indonezianë.
“Zonat me pyje të djegura, në provincën e Riaut, janë nën konçesionet e “APRIL” dhe “Sinar Mas”, ka deklaruar këshilltari i presidentit indonezian për agjencinë e lajmeve “Reuters”.
Ndërkohë, “APRIL” i ka dërguar një deklaratë rrjetit informativ britanik BBC, ku mohon përgjegjësinë për zjarret që kanë përfshirë masivet pyjore.
Ndotja ka arritur nivele rekord në Singapor si pasojë e tymit, duke shkaktuar dëme shëndetësore tek miliona banorë, bëjnë të ditur autoritetet lokale.
Ndërsa korrespondentët deklarojnë se zjarret në Indonezi vihen në periudha thatësire për t’i hapur rrugë mbjelljes së plantacioneve të vajit të palmës.
Top Channel