Siri, rebelët armatosen me armë të reja

22/06/2013 01:20

Rebelët sirianë njoftojnë se kanë marrë furnizime armësh të reja, gjë që mund të cojë në “ndryshime” sa i pëket luftimeve me forcat qeveritare në luftën civile të vendit.

Duke folur përpara një takimi të grupit të kombeve “Miqtë e Sirisë”, të shtunën, Loyad Meqdad, një zëdhënës i Ushtrisë së Lirë siriane, refuzoi të jepte detaje mbi armët për reporterët, por u mjaftua të thoshte se ato nuk vinin nga Amerika.

Shtetet e Bashkuara bënë të ditur javën e kaluar se do të furnizonin rebelët sirianë me “ndihmë të drejtpërdrejtë ushtarake”. Vendimi erdhi pasi Shtëpia e Bardhë tha se kishte prova të mjaftueshme mbi sulmet me armë kimike, në shkallë të vogël, të qeverisë.

Presidenti Barack Obama tha se përdorimi i këtyre lloj armëve tejkaloi “vijën e kuqe”, duke ndryshuar linjën e politikës ndaj konfliktit sirian.

Meqdad tha për AFP se Ushtria e Lirë siriane ka nisur të shpërndajë armë në vijat e para të luftës.

“Kemi marë sasi të mëdha armësh të reja, përfshi disa prej atyre që kemi kërkuar më parë, të cilat besojmë se do të ndryshojnë kursin e luftimeve në fushëbetejë. Armët do të përdoren për një qëllim, vetëm luftë ndaj regjimit të Bashar al-Assad”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA