SHBA-Rusi, të martën diskutime për Sirinë

22/06/2013 00:00

Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë do të takohen me
ndërmjetësin ndërkombëtar për Sirinë, Lakhar Brahimi të martën në
Gjenevë për të diskutuar modalitetet rreth konferencës paqësore, një
zëdhënës i Kombeve të Bashkuara njoftoi të premten.

“Çfarëdo bisedimesh, çfarëdo takimesh janë shenjë pozitive”, tha zëdhënësja Corinne Momal-Vanian gjatë një konferencë për shtyp në qytetin zviceran, ku bisedimet u zhvilluan bisedat më 5 qershor.

Ka pak gjasa që një konferencë paqësore për Sirinë të zhvillohet para muajit gusht, pasi liderët e G8-së u përballën me refuzimin rus rreth natyrës së qeverisë kalimtare, edhe pse paramendohej se kjo konferencë të mbahej gjatë muajit qershor ose korrik.

Top Channel