SHBA, reforma e emigracionit forcon kufijtë

22/06/2013 04:25

Një agjent kufitar në çdo 300 metra, çdo orë të ditës, i mbështetur nga 1125 kilometra gardh përgjatë gjithë kufirit meksikan.

Asnjë “green card” për 11 milionë emigrantët e paligjshëm, që jetojnë në Amerikë, deri sa këto hapa dhe disa të tjera për përforcimin e kontrollit kufitar të ndërmerren. Asnjëra prej këtyre masave nuk rrit deficitin apo borxhin federal.

Një grup bipartizan senatorësh zbuluan kompromisin gjatë së enjtes, me synimin për të siguruar kalimin në Senat të një projektligji mbi reformën e emigracionit, me një mbështetje të mjaftueshme nga republikanët, si dhe për të bindur Dhomën e Përfaqësuesve të ndërmarrë masat e duhura, që janë prioritete të presidentit Barack Obama.

Amendamenti bipartizan do të kërkojë edhe 20 mijë agjentë të tjerë kufitarë, duke kompletuar gardhin prej 1125 km përgjatë kufirit me Meksikën, si dhe dhënien e 3,2 miliardë dollarëve në përmirësimin e teknologjisë, të ngjashme me atë të përdorur nga forcat amerikane në Irak dhe Afganistan.

Propozimi, i negociuar nga një grup senatorësh nga të dyja partitë, i njohur si “8 gangsterët”, këmbëngul për verifikime më të forta të punëtorëve dhe kontrollet e hyrje-daljeve në kufi.

Vetëm pasi këto 5 kushte të jenë plotësuar dhe verifikuar nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, atëherë do të mund të lejohen emigrantët të kthehen në rezidentë të përhershëm.

Top Channel