Kazakistani merr premtimet e Obamës

22/06/2013 00:00

Presidenca e Kazakistanit njofton se presidenti amerikan Obama i ka
thënë presidentit të  Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, se Uashingtoni
do të mbetet i përfshirë në zhvillimet në Afganistan dhe në Azinë
Qendrore”, pasi ushtarët amerikanë të largohen nga Afganistani.

Presidenca e Kazakistanit thotë se në letrën e presidentit Obama për Nazarbaevin , shkruan se është në interesin e të dy vendeve që Afganistani të jetë shtet i sigurt dhe prosperues.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara i tha Radios Evropa e Lirë se “ne kurrë nuk komentojmë lidhur me letrat peresidencale, dhe kjo është politikë që zbatohet gjatë disa presidencave të fundit”.

Top Channel