
Kompania CEZ shpërndarje garanton furnizim pa ndërpreje me energji elektrike për 89 Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve në të gjithë republikën duke përdorur edhe burime alternative në rast avarie apo defekti.
“Në bashkëpunim me KQZ-në janë identifikuar të gjitha qendrat e votimit dhe KZAZ-të në të gjithë vendin për t’i siguruar një furnizim normal me energji elektrike. Në rast avarie gjatë ditës së zgjedhjeve apo gjatë ditëve në vazhdim kemi hartuar një plan efikas që siguron furnizimin me energji elektrike në të gjithë infrastrukturën zgjedhore. Ky plan përfshin ngritjen e grupeve të gadishmërisë në çdo qark të vendit për rregullimin e avarive. Furnizimin me linja të dyta e të treta për të 89 KZAZ-të në të gjitha qarqet dhe pajisjen me gjenerator të të gjitha KZAZ-ve dhe qendrave të numërimit të votave”, u shpreh Sahit Dollapi, administrator i CEZ.
Dollapi shton se edhe për qytetarët, CEZ është në gadishmëri të plotë dhe janë ngritur grupet e punës për të riparuar në kohë çdo avari të mundshme.
Top Channel