Më 15 korrik liderët politikë shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe
Medvegjë do të takohen me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, me të
cilin do të bisedojnë për zbatimin e një platforme prej shtatë pikash,
në të cilën janë të paraqitura kërkesat e tyre.

Këtë e ka konfirmuar shefi i Trupit Koordinues për këto tri komuna,i cili ka pohuar se për këtë është arritur marrëveshja.

Propozimet për zgjidhjen e problemeve në Luginën e Preshevës, liderët politikë shqiptarë i kanë përmbledhur në Platformë me tetë pika, e cila është miratuar më 25 shkurt të këtij viti në mbledhjen e përbashkët të mbajtur në Zyrën e OSBE-së në Bujanoc.

Top Channel