Brazil, presidentja premton reforma

22/06/2013 04:50

Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, ka zbuluar një sërë reformash në përpjekje për t’i dhënë fund protestave kombëtare anti-qeveritare.

Në një transmetim televiziv, ajo tha se do të hartojë një plan të ri për të përfituar transporti publik dhe të gjitha të ardhurat nga nafta do të përdoren për edukim.

Ajo tha gjithashtu se mijëra doktorë do të trajnohen jashtë shtetit, për të përmirësuar shërbimin kombëtar shëndetësor. Më herët, ajo mbajti një mbledhje emergjente të kabinetit të saj për të diskutuar mbi protestat.

Demonstratat nisën për shkak të rritjes së tarifave të transportit në Sao Paulo, por shumë shpejt u përhapën në mbarë vendin dhe shënjestruan edhe cështje si korrupsioni e probleme të tjera.

Të enjten, më shumë se 1 milion njerëz zbritën në rrugë, duke shkaktuar edhe dhunë në disa qytete, nga ku mbetën të plagosur dhjetra njerëz dhe ndërruan jetë 2 të tjerë.

Në adresimin e saj të regjistruar dhe të transmetuar në televionin kombëtar dhe në radio, Rousseff tha se ka marrë në konsideratë shqetësimet e demonstruesve. Ajo premtoi se do të takohej me liderët e protestave paqësore, duke thënë se ka nevojë “për kontributin, energjinë dhe aftësitë e tyre”.

“Dua që institucionet të jenë më transparente dhe më rezistente ndaj shkeljeve”, tha ajo. Sa i përket organizimit të Botërorit 2014, ajo shtoi: “Do t’i trajtojmë të ftuarit tanë me respekt dhe do të zhvillojmë një Kupë Botë madhështore”.

Duke iu përgjigjur kritikave mbi kostot e organizimit të këtij eventi, ajo tha se Botërori do të financohet nga kompanitë, të cilat janë duke rikonstrukturuar arenat sportive.

“Nuk do të lejoj kurrë, që këto parà të merren nga paràtë e taksapaguesve, duke dëmtuar fusha të caktuara si shëndetësia apo edukimi”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA