Rusia godet urën kryesore të Kievit, ndërpritet përkohësisht transporti publik, dy dronë hidhen në shënjestër
Hollande është bërë prift!? Jo, bëhet fjalë për një “sozi”. Rrjetet sociale franceze po çmenden nga fotoja e Javier Alonso Sandoica, një prift spanjoll që ngjan shumë me presidentin francez.
Sandoica, fotoja e të cilit është gjetur në Twitter, është edhe personazh televiziv. Çdo të diel ai drejton një program dhe është pikërisht aty ku ka rënë në sy.
Për rreth 5 orë ekspozim, fotoja ka marrë mbi 1200 retweet, që janë ripublikime nga përdoruesit e tjerë, raportojnë mediat franceze.
Sipas disa faqeve të tjera të internetit, prifti ngjan më shumë me të birin e presidentit francez, Thomas Hollande, ose me aktorin Patrick Braoude, që ka luajtur kreun aktual të shtetit në telefilmin “La Derniere Campagne”.

Top Channel