Tiranë, tentohet grabitja e arkës së ujësjellësit
21/06/2013 00:00
Një tentativë grabitjeje me armë në arkën e ujësjellësit në një lagje të kryeqytetit ka rezultuar fatmirësisht pa pasoja.
Ngjarja ndodhi mesditën e të premtes tek zona e “Shkollës së Bashkuar”, ku persona të armatosur, nën kërcënimin e armëve kanë marrë një sasi parash, por më pas, kur kanë kuptuar se janë pikasur nga policia, i kanë hedhur ato të tokë dhe janë larguar nga vendngjarja.
Blutë e kryeqytetit kanë nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, që mbeten ende të paqarta si dhe për të identifikuar dhe vënë në pranga grabitësit.
Top Channel