
Personat e verbër janë të zhgënjyer që edhe këtë radhë nuk jepet
mundësia të hedhin vetë votën e tyre, por me ndihmën e shoqëruesve.
Presidenti i Këshillit të Aftësisë së Kufizuar Sinan Tafaj deklaron se
të verbërit gjithësesi do të marrin pjesë në votime.
“Për fat të keq nuk u mundësua, ky standard mbeti i cenuar. Janë rreth 10 mijë votues të verbër ata do të marrin pjesë në votim”, tha Sinan Tafaj, president i Këshillit të Aftësisë së Kufizuar.
Tafaj shpjegon se për paraplegjiket dhe tetraplegjiket eshte mundesuar ndertimi i rampave apo vendosja e qendrave te votimit ne katet e para dhe po keshtu personat me veshtiresi degjimi kane patur mundesi te mesojne per menyren e votimit nepermjet komunikimit me shenja realizuar ne spote televizive.
Nderkohe qe edhe personat e verbër janë trainuar dhe kane informacion te detajuar mbi fleten e votimit, ndaj me ndihmen e shoqeruesve do te bejne zgjedhjen e tyre per te mos i bojkotuar zgjdhjet e 23 qershorit ndonese nuk plotesohen standardet e percaktuara nga Kodi Zgjedhor.
Top Channel