Stuhia e paprecedentë godet Zvicrën

21/06/2013 00:00

Disa rajone të Zvicrës u prekën nga një stuhi e fuqishme me shi dhe erëra që arritën deri në 134 kilometra për orë.

Epiqendra e stuhisë dhe erërave me forcën e një uragani ishte qyteza e Bielit. Të paktën 39 persona u plagosën nga erërat, forca e të cilave zhvendosi kazanë mbeturinash, cadra të një kampingu veror pranë liqenit të këtij qyteti, makina, madje edhe njerëz.

Sipas autoriteteve, gjashtë prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë. Shumica e tyre është kapur në befasi nga erërat. Ata thonë se ishin paralajmëruar për një mot të keq, por nuk prisnin një stuhi me përmasa të tilla.

Moti i keq ka përfshirë edhe zona të tjera të vendit. Në lindje reshje të shumta breshëri kanë shkaktuar dëmë të mëdha dhe vështirësi në qarkullim. Autoritetet e emergjencave u kanë bërë thirrje banorëve të zonave të prekura nga moti i keq të bëjnë kujdes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB