Qeveria sllovene është angazhuar që të shesë 15 ndërmarrjet më të mëdha shtetërore, në mënyrë që të stabilizojë financat dhe të nxjerrë vendin nga kriza.

Lajmin e bën të ditur portali Index.hr. Mes kompanive në shitje figurojnë aeroporti Lubjanës, kompania ajrore “Adria Airways”, kompania “Inxhinieri”, “NKB Maribor”, “Telekom Slovenije”, etj.

Kryeministrja e qeverisë sllovene, Alenka Bratusek ka deklaruar se këto kompani duhet të shiten sa më shpejt të jetë e mundur.

Megjithatë, kryeministrja Bratusek ka thënë se do të priten edhe rekomandimet Komisionit Europian, i cili ka dhënë sugjerimet e veta për daljen e Sllovenisë nga kriza financiare.

Privatizimet në fjalë, jo vetëm në Slloveni por edhe në vende të tjera të Ballkanit, kanë tërhequr vëmendjen e Perëndimit, që kërkon afrimin e rajonit i konsideruar dikur si fuçi baruti në radhët e tij.

Top Channel