Dy avionë i shkuan shumë pranë një përplasje në ajër në Nju Jork, duke rrezikuar jetën e qindra udhëtarëve, raportoi të premten “CNN”.
Të dy avionët u ulën pa probleme në destinacionet e tyre në 13 qershor, por sipas rrjetit amerikan, ishte një çështje fati që nuk ndodhi ndryshe.
Sipas të dhënave, një Boeing 747 me qindra pasagjerë dhe një Embraer, avion i prodhimit brazilian me rreth 70 persona në bord, i kaluan fare pranë njëri-tjetrit në qiellin mbi lagjen e Kuins, teksa ishin secili në fazë ulje në dy aeroportet më të mëdha të Nju Jorkut, “J.F. Kennedy” dhe “La Guardia”, përkatësisht.
Saktësisht, avionët u shkëmbyen në një distancë prej disa qindra metrash horizontalisht dhe ishin pothuajse në të njëjtën lartësi, kur u rrezikua fatkeqësia, një afërsi e pazakontë dhe tepër e rrezikshme në aviacion.
Agjensia Federale e Aviacionit në SHBA ka nisur hetimet, për të përcaktuar se përse kjo përplasje fatale u rrezikua në një prej hapësirave ajrore më të monitoruara dhe të vendit.
Top Channel