LIVE/ Donald Trump konfirmon vrasjen e Ayatollah Ali Khamenei. Teherani e pranon pas disa orësh: Ra në krye të detyrës Pak ditë pas takimit të samitit të vendeve të G8-ës në Irlandën e
Veriut, Angela Merkel dhe presidentit rus Vladimir Putin do të takohen
përsëri. Kancelarja eshte nisur drejt Shen Peterburgut për të marrë
pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar.
Në bisedën me shefin e Kremlinit, pritet të diskutohen marrëdhëniet ekonomike gjermano-ruse. Tregtia mes Rusisë dhe Gjermanisë po lulëzon për vite me radhë. Në vitin 2012 ajo ka arritur një total prej më shumë se 80 miliardë euro, një rekord i ri ky, vlerëson Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane. Por situata mund të ndryshojë, paralajmërojnë ekspertët.
Qëkurse Putini mori detyrën si president në qershor 2012 nga Berlini ka pasur kritika ndaj zhvillimeve të brendshme politike në kete vend. Ato arritën kulmin në një rezolutë të Bundestagut gjerman me rastin e konsultimeve ndërqeveritare gjermano-ruse ku deputetët shprehën shqetësimin rreth disa ligjeve të reja në Rusi, që sipas tyre vënë nën presion pjesë të shoqërisë civile. sidoqofte, investitoret gjermane ende i kane punet mire atje. Por ekspertet mendojne se ne pergjithesi, interesi per investime ne kete vend ka pesuar renie.
“Mes investitoreve te huaj, ekziston nje lloj frike se Rusia ka shume mundesi te jete ne nje stanjacion te stilit te Brezhnjevit. Ne vitet 70`, pati rritje te çmimeve te mallrave dhe brezhnjevi, asokohe beri ca reforma. Njerezit kane nisur te heqin paralele me Putin qe ndoshta ndodhet tani ne nje pozicion et ngjashem. edhe ai ka bere reforma, ka perfituar nga cmimet e larta te naftes, po cfare ndodh me tej. tani cmimet e energjise jane ne vendnumero ashtu sic ndodhi ne fillim te viteve `80”, tha Pavel Teplukhin, kreu i “Deutsche Bank” në Rusi.
Ndryshe nga paraardhësi i tij, Dmitri Medvedev, Putini mbështet sidomos kompanitë të mëdha, ndersa firmat e mesme nuk marrin shumë mbështetje, e madje ka edhe eksperte ruse qe thone se me Medvedevin kishte më teper interes për të diversifikuar ekonominë”.
Top Channel