Rama: 48 orët më të rëndësishme

21/06/2013 00:00

Kreu socialist Edi Rama ka bërë një apel të vecantë për ata që ai i quan miqtë e Facebook-ut.

Me anë të një videoje, Rama falenderon mbështetësit në këtë rrjet social për marrjen pjesë në këtë formë në fushatën elektorale.

“Tani është momenti për të dhënë shtytjen e fundit. Janë 48 orët më të rëndësishme të fushatës. Kemi kohë për të festuar pas fitores, por derisa ta vulosim fitoren kemi për të bërë punën më të rëndësishme. Duhet që secili të investohet fuqimisht, jo vetëm vetë por edhe me një mik tjetër që s’ka votuar, me dikë që ka votuar për Saliun herën e shkuar, me dikë që është i lëkundur, që akoma s’e ka ndjerë sa i rëndësishëm është në këtë betejë, për dore në qendrat e votimit. Ndërsa për ju që jeni jashtë dhe nuk mbërrini dot në kutinë e votimit kapni telefonin dhe insistoni deri kur të keni siguruar dy vota, dy vota që bëjnë diferencën. Une jam i bindur qe së bashku do ta çojmë deri në fund këtë aventurë të mrekullueshme, ku ju keni qenë protagonistë dhe une kam mësuar shumë prej jush!” thotë Rama.

Top Channel