Ethet hemorragjike i marrin jetën edhe një tjetër pacienti në Kosovë, duke çuar kështu në katër numrin e të vdekurve për këtë sezon nga pickimi i rriqrave.

Viktima është një mashkull 31-vjeçar nga komuna e Malishevës, bëjnë të ditur burime nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Shefi i repartit të infektologjisë në QKUK, Sali Ahmeti ka konfirmuar se viktima ka vdekur të premten rreth orës 10:00.

Vetëm këtë vit në Klinikën Infektive në Prishtinë janë paraqitur 389 raste. Nga 12 pacientë që janë shtruar në këtë klinikë, 11 janë nga rajoni i Malishevës dhe një nga Suhareka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA