LIVE/ Donald Trump konfirmon vrasjen e Ayatollah Ali Khamenei. Teherani e pranon pas disa orësh: Ra në krye të detyrës Presidenti Obama zgjodhi një ish-zyrtar, të administratës republikane të ish-presidentit Bush, për të shërbyer në postin e drejtorit të FBI-së, Byrosë Federale të Hetimeve.
James Comey do të zëvendësojë në këtë post drejtorin e tanishëm të FBI-së, Robert Mueller. Mueller filloi punë si drejtor i FBI-së një javë para sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001. Ai kishte bërë të ditur se, në vjeshtë të këtij viti, do të dilte në pension.
James Comey shërbente si zv/Prokuror i Përgjithshëm në administratën e presidentit Bush. Ai njihet më shumë për kundërshtimin e tij për të miratuar disa aspekte ligjore të një programi të brendshëm përgjimi, në vitin 2004, kur shërbente si Prokuror i Përgjithshëm në detyrë, ndërsa shefi i tij, John Ashcroft ishte në spital.
Kundërshtimi i tij, në atë kohë, bëri që dy zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë të bënin një përpjekje për të bindur Prokurorin e Përgjithshëm Ashcroft ta miratonte programin nga spitali.
James Comey ka thënë më pas se, ky incident ishte, ndoshta, nata më e vështirë e karrierës së tij. Shtëpia e Bardhë tha se Comey, gjatë karrierës së tij, “ka treguar vendosmëri të palëkundur, integritet dhe ka qenë parimor” në mbrojtje të sigurisë dhe vlerave të vendit.
Top Channel