Partite e koalicionit qeveritar në Greqi kanë dështuar përsëri te bien
dakord në negociatat për çështjen e mbylljes së televizionit shtetëror
dhe hapjen e nje organizmi te ri.
Zhvillimet e reja dramatike te ndodhura vone ne mbremjen e se enjtes kane pasur baze kundershtimet e liderit te se Majtes Demokratike Fotis Kuvelis ndaj vendimit te Kryeministrit Samaras. Ai ka ikur nga tryeza e bisedimeve duke mos sqaruar ne se do te heqe ministrat e partisë se tij nga qeveria e koalicionit, por duke lene te nenkuptohet se ndoshta nuk do te jete me pjese e koalicionit qeverises.
Perkundrazi lideri i socialisteve Venizellos duket se mbeshtet propozimet e Kryeministrit Samaras.Ne kushtet e reja Qeveria greke qe duket se do riformatohet do kete mbeshtetjen e vetem 153 deputeteve te konservatoreve dhe socialisteve nga gjithesej 300 ne Parlament duke sjelle me prane se kurre zgjedhjet e parakohshme dhe nje destabilizim total te vendit. Ne oret e ardhshme pritet qe Kryeministri Andonis Samaras te kerkoje votebesim te qeverise nga Parlamenti.
Top Channel