
Një numer i madh emigrantesh vijne nga Greqia per te marre
pjese ne zgjedhjen e 23 qershorit. Pjesa dermuese e emigranteve kane
udhetuar falas me autobuset e vene ne dispozicion nga ana e forcave
politike.
Edhe ne Kakavije ka nje fluks ne rritje te emigranteve qe kthehen nga Greqia. Parashikohet qe nga kjo pike e kalimit kufitar te hyjne 30 mije persona, te cilet nuk kane paguar biletat e udhetimit sepse kete e kane bere partite politike.
Ne te dyja pikat e kalimit kufitar nuk ka patur rradhe ne pritje sepse sportelet jane 6 ne hyrje dhe tre ne dalje.
Bllokohet puna në Kakavijë, shkëputet sinjali
Ndërsa mijëra emigrantë po kthehen për të votuar në Shqipëri, më së shumti të organizuar nga partitë politike të opozitës, pika kufitare e Kakavijës u bllokua duke lënë shumë njerëz të presin në kushtet e vapës së madhe.
Sipas medias, bllokimi i punës në Kakavijë ndodhi si pasojë e shkëputjes së sinjalit të sistemit të regjistrimit dhe verifikimit të qarkullimit të njerëzve TIMS.
Nuk bëhet e qartë se si qëlloi që defekti teknik ndodhi në këtë kohë. Disa mijëra emigrantë po kthehen nga Greqia, më së shumti me bileta udhëtimi falas të paguara nga Partia Socialiste. Ata pritet të votojnë në zgjedhjet e së dielës dhe votat e tyre mendohet se mund të jenë të rëndësishme në rezultatin e disa qarqeve elektorale.
Top Channel