Brazil, protestuesit “listojnë” kërkesat

21/06/2013 04:00

Një turmë masive demonstruesisht u mblodh rreth një kishe ikonë në zemër të Rio de Janeiro-s, të enjten, duke thirrur “mjaft me korrupsion” dhe “mund të jetoj edhe pa Botërorin”.

Burime për CNN raportuan se policia ka përdorur sërish gazin lotsjellës në disa zona të qytetit, pas shpërthimit të përleshjeve.

Policia raportoi fillimisht dhjetra-mijëra protestues në Rio, por më vonë u bë e ditur se turma ishte shtuar në më shumë se 300 mijë persona.

Jashtë Kishës “Candelaria”, organizuesit bënë thirrje ndaj protestuesve që të marshonin paqësisht, teksa listuan një varietet të gjerë kërkesash, drejtuar qeverisë së vendit amerikano-jugor.

Në kryeqytetin brazilian, një grup protestuesish, gjatë së enjtes, u përpoqën dy herë me forcë të hynin në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme. Por, policia i zmbrapsi inkursionet e tyre, e megjithatë protestuesit arritën të ndiznin një zjarr brenda ndërtesës, sipas raportimeve të medias shtetërore.

Demonstratat e mëdha në Rio, Sao Paulo dhe Brasilia erdhën vetëm 1 ditë, pasi lëvizja, që nisi si një protestë ndaj rritjes me 9 cent të tarifave të autobusëve, shënoi një fitore të madhe.

Si Sao Paulo, edhe Rio de Janeiro pranuan të tërhiqeshin nga rritja e cmimeve të biletave të autobusëve dhe metrove. Por, ky veprim mos nuk mjafton? Mos është vonë për qeverinë braziliane?

Top Channel