Berisha: Mendohuni, votoni të ardhmen

21/06/2013 00:00

Në ditën e fundit të fushatës elektorale, Kryeministri Sali Berisha shkoi edhe një herë në Vlorë.

Aty inauguroi impiantin e pastrimit të ujrave, që fut Vlorën në hartën e zonave me det të pastër dhe u kërkoi vlonjatëve, që me 23 qershor të bashkohen me të ardhmen dhe jo me të shkuarën.

“I bëj thirrjen më miqësore qytetarëve të Vlorës, banorëve të qarkut të Vlorës,që pasnesër të zgjedhin 44-n. Vlonjatet dhe vlonjatët, shqiptaret dhe shqiptarët, përveç mundit dhe djersës së tyre, meritojnë edhe fatin e mirë dhe ky është numri i fatit te mirë. Shqiptarët e dinë këtë, shqiptarët janë të mençur dhe nuk kanë asnjë lloj arsye që të prekin numrin e tersit, numrin 29”, tha Berisha.

Nga Vlora drejt Fierit, qarku i dyte me i madh ne vend, Kryeministri Berisha kerkoi ne Ballsh voten e mallakastrioteve per te çuar perpara zhvillimin.

“Ne po rrisim rrogat dhe pensionet, po zgjerojmë bizneset, po zgjerojmë fermat. Jemi në rrugë të mbarë dhe të vazhdojmë së bashku”, tha Berisha.

Sipas Kryeministrit te rinjte shqiptare do te refuzojne Edi Ramen qe i kercenon me mbylljen e universiteteve, ndersa shqiptaret do te refuzojne, siç tha ai, alternativen e asgjese, duke zgjedhur mireqenien.

“Ju ftoj miqësisht të mendoni për një çast, në 3 muaj fushatë ky kryetari juaj, a shqipëroi ndonjë herë rritje rrogash, a shqipëroi njëherë rritje të pensioneve, a shqipëroi ndonjëherë rritje të ndihmës ekonomike? Çfarë ju premtoi ai për fermat tuaja? Ai premtoi heqjen e TVSH-së, në mënyrë që ta marrin tregtarët dhe mos ta merrni ju. Ndërsa ne ju premtojmë TVSH-në me para në dorë për ju, akcizën me para në dorë për ju, trefishimin e granteve që ju të lulëzoni fermat tuaja”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha perdori edhe krahasimin mes tij dhe Edi Rames, kur kerkoi voten e shqiptareve per nje mandat te ri qeverises.

“Sali Berisha kërkon votën tuaj, jo për karrigen e tij, por kërkon votën tuaj të vazhdojmë projektet së bashku, të ecim në rrugën e zhvillimit, të ecim në rrugën e integrimit, sepse ne kemi faktuar se kemi ecur. Ndërsa shoku i autobusit mavi nuk premtoi asgjë, përveç karriges së tij dhe autobusit të tij. Ne jemi e ardhmja, ai eshte e shkuara”, tha Berisha.

Top Channel