Afganistan, shtohen incidentet

21/06/2013 00:00

Kryediplomati i OKB-së në Afganistan, Jan Kubis mendon se një tranzicion
i qetë i pushtetit politik vitin që vjen do të varet gjerësisht nga
mbajtja e zgjedhjeve të mirëplanifikuara e të besueshme.

Në një seance informimi në Këshillin e Sigurimit, Kubis paralajmeroi se muajt ne vazhdim do te shenjohet me te gjithe gjasat nga luftime te ashpra, ndersa forcat afgane te sigurise jane vene ne ndjekje te elementeve antiqeveritare ne mbare vendin dhe rebelet, per shpagim, jane duke vene ne shenjester personelin e sigurise dhe civilet.

Spiralja e dhunes ne Afganistan ka njohur nje tjeter pershkallezim dhe qe prej muajit janarit, llogaritet te jene vrare me shume se 1.000 civile, nje pjese e tyre femije. Ky bilanc i viktimave eshte 25% me i larte se ai i se njejtes periudhe vitin e kaluar.

Afganistani pergatitet per zgjedhjen prillin e ardhshem, por Kubis thekson se shtyrja e vazhdueshme e miratimit te dy ligjeve te rendesishme ka ngritur dyshime serioze mbi mbajtjen e zgjedhjeve ne kohen e percaktuar dhe mbi vete besueshmerine e procesit.

Duke pasur parasysh hapjen e një zyre të re të talibaneve ne Doha te Katarit kete jave si dhe problemet që çuan në terheqjen e qeverise afgane nga negociatat, diplomati i OKB-se percolli shpresen qe kjo situate te zgjidhet sa me shpejt ne menyre qe t’i hapet drita jeshile bisedimeve te paqes mes Këshillit të Lartë Afgan dhe talebaneve. I dërguari amerikan nenvizoi edhe nje here faktin se zyra e talebaneve, qe tashme i jep grupit luftarak edhe nje krah politik, nuk përfaqëson një ambasadë apo nje zyrë tjetër në emër të talibaneve afgane si një emirat, qeveri apo sovranitet.

Top Channel