VIDEO/ Pamje nga brenda ndërtesës që u shemb në New York, momenti kur një fëmijë vëren murin që shembet dhe shpejton drejt të ëmës
Singapori dhe Indonezia do të mbajnë një takim urgjent gjatë së enjtes,
pasi niveli i ndotjes së ajrit në qytetin-shtet ka arritur nivele të
rrezikshme.
Ministri i Ambjentit në Singapor ka deklaruar se ekipi i tij do të insistojë për ndërmarrjen e veprimeve konkrete nga fqinji i tij.
Vonë gjatë së mërkurës, treguesi i standartit të ndotjes në Singapor arriti në 321, duke thyer të gjitha rekordet e mëparshme dhe duke alarmuar qeverinë. Smogu është shkaktuar nga djegia ilegale e pyjeve në ishullin indonezian të Sumatrës.
Andrew Tan, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Ambjentit në Singapor do të udhëheqë delegacionin e këtij vendi në takimin urgjent, të thirrur nga Ministria e Jashtme në Xhakarta.
Specialisti Vivian Balakrishnan, nga Ministria për Ambjentin dhe Burimet Ujore në Singapor shkroi në profilin e tij në Facebook se:
“Singaporianëve u ka humbur durimi dhe janë të irrituar. Asnjë vend apo korporatë nuk ka të drejtë të ndotë ajrin në dëm të shëndetit të tyre”.
Ndërtesat në Singapor janë errësuar nga ajri i ndotur dhe era e drurit të djegur ka depërtuar thellë në qytetin-shtet.
Kryeministri i vendit, Lee Hsieng Loong u ka kërkuar banorëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin aktivitetet në ambjent të hapur. Edhe ushtria raportohet të ketë ndërprerë të gjitha stërvitjet.
Top Channel