Knox e Sollecito takohen në Nju Jork

20/06/2013 00:00

Amanda Knox është kthyer sërish në krahët e ish-të dashurit të saj Raffaele Sollecito, këtë herë në Nju Jork.

E përditshmja britanike “Daily Mirror” ka publikuar në faqe të parë një seri fotosh të dy të rinjve që janë takuar në Mollën e Madhe të martën e kaluar.

Takimi, i shoqëruar me përqafime dhe puthje, ka ndodhur teksa Knox dhe Sollecito janë në pritje për proçesin e ri për vrasjen e studentes angleze Meredith Kercher.

Në proçesin e parë dy të rinjtë u shpallën fajtorë për vrasjen e Meredith, ndërsa në të dytin të zhvilluar në Gjykatën e Apelit të Peruxhas u shpallën të pafajshëm.

Të shohim se si do të përfundojë i treti, i cili për drejtësinë italiane do të jetë një sfidë edhe për faktin se Knox gëzon të drejtën për të mos u paraqitur në gjyq, në bazë të ligjit amerikan.

Top Channel