LIVE/ Donald Trump konfirmon vrasjen e Ayatollah Ali Khamenei. Teherani e pranon pas disa orësh: Ra në krye të detyrës
Aktiviteti i industrisë përpunuese në Kinë u dëobësua më tej në qershor,
duke rënë në minimumin e nëntë muajve të fundit, për shkak të rënies së
kërkesës.
Kështu thotë një studim i bankës HSBC, sipas të cilit treguesi ra në 48.3 për qind, nga 49 për qind që ishte në muajin maj, një shenjë e qartë kjo e kontraktimit.
Të dhënat e ulëta vijnë pas shqetësimeve në rritje për ekonominë kineze, që është dhe e dyta në botë.
Javën e kaluar Banka Botërore uli parashikimin e saj për vitin 2013 për Kinën. Banka pret që vendi të rritet me 7.7 për qind këtë vit, nën parashikimin e mëparshëm prej 8.4 për qind.
Mes shqetësimeve të cituara nga analistët ka qenë edhe frika se një ngadalësim i zgjatur në tregjet kryesore, si në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, mund të dëmtojë kërkesën për eksportet kineze dhe të godasë më tej industrinë përpunuese të saj.
Qu Hongbin, ekonomist në bankën kineze HSBC, tha se sektori është rënduar nga përkeqësimi i kërkesës së jashtme, si dhe nga moderimi i asaj të brendshme.
Të dhënat u shtohen treguesve të tjerë se rritja po ngadalësohet nga 7.7 për qind që ishte në tre muajt e parë të vitit, pasi rendimenti i prodhimit industrial dhe eksportet ishin më poshtë se parashikimet.
Top Channel