Hudgens, e mrekullueshme dhe sportive
20/06/2013 19:50
Një prej aktoreve me rritjen më të shpejtë në botën e Hollivudit, Vanessa Hudgens, u rikthye të befasonte me linjat e saj të shkëlqyera.
24-vjeçarja, e cila ka pranuar se i kushton një vëmendje të posaçme trupit, duke u stërvitur në mënyrë pothuajse të përditshme, është duke kaluar pushimet e saj në Bali, Indonezi, së bashku me një grup mikeshash.
Protagonistja e “Spring Breakers”, përfitoi nga rasti për të treguar përveç hireve të saj, edhe shpirtin e saj sportiv, ndërsa u fotografua duke “kalëruar” dallgët me një bord sërfi.
Top Channel