FeD trondit tregjet globale

20/06/2013 00:00

Deklaratat e dala nga Federal Reserve në Shtetet e Bashkuara se mund të ndërpresë stimulimin e ekonomisë në fund të këtij viti tronditën tregjet globale.

Tregjet në Europë ranë me më shumë se 3 përqind, ndërsa Wall Street u hap me 1.5 përqind në humbje. Aksionet ranë për të ashtuquajturat investime me risk, bono dhe mallra të përdorimit duke lënë vetëm ofertat kesh të papërfshira.

Dollari u forcua në kohën kur tregjet i paraprinë ndryshimit të normës së interesit nga Federal Reserve, ndërsa jeni japonez pësoi rënie.

Kreu i FED, Ben Bernanke deklaroi se nëse të dhënat e siguruara deri më tani nga bankat dhe tregjet janë të sakta, në fund të vitit, Federal Reserve do të reduktojë masat stimuluese për ekonominë, ose atë që quhet programi i shit-blerjes së aseteve që FED aplikon që me ndërhyrjen për të përballuar krizën ekonomike.

Bernanke tha se sipas parashikimeve në mes të vitit të ardhshëm FED do të rikthehet tek policia monetare tradicionale, ajo e përdorimit të normave të interesit në vend të programit të shit-blerjes së aseteve.

Aktualisht FED blen 85 miliard dollarë bono në muaj, ndërkohë që norma e interesit aplikohet nga 0 deri në 0.25 përqind që prej dhjetorit të vitit 2008.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB