
Drejtori artistik i “Bolshoi Ballet” në Moskë është thuajse i verbër pas
dështimit të 18 operacioneve për të shpëtuar shikimin e tij.
Drejtori i “Bolshoi-t”, Sergei Filin 42 vjeç pësoi djegie në sy dhe fytyrë kur një sulmuesi i maskuar i hodhi acid sulfurik duke e dëmtuar rëndë në fillim të këtij viti, ndërsa kthehej në shtëpinë e tij.
Filin udhëtoi nga Moska për në Gjermani për t’u trajtuar, por
pavarësisht raportimeve fillestare që ishin optimiste, ai tani
aktualisht ka humbur 95 për qind të shikimit dhe është totalisht i
verbër në syrin e tij të djathtë.
“Acidi vijon të shkaktojë probleme. Deri më tani Filin ka kryer 18 operacione dhe disa prej tyre kanë qenë shumë të vështirë”, tha një zëdhënës i teatrit.
Ndërkohë Pavel Dmitrichenko, 29 vjeç, i njohur ndryshe si “Ivani i tmerrshëm”, akuzohet se ka paguar 1.800 paund një person për të kryer sulmin ndaj Sergei Filin, pasi e dashura e tij nuk u lejua të luante një rol në balet.
Pavel Dmitrichenko akuzohet se ka paguar per sulmin
Por ndërsa Dmitrichenko ka pranuar se ka urdhëruar sulmin, ai shton se kishte kërkuar vetëm ta rrihnin Sergei-n dhe jo të përdornin ndaj tij acidin.
Pavel Dmitrichenko dhe e dashura e tij Anzhelina Vorontsova, per te cilën 29-vjeçari akuzohet se pagoi sulmuesit
Top Channel