Rusia godet urën kryesore të Kievit, ndërpritet përkohësisht transporti publik, dy dronë hidhen në shënjestër Policia braziliane ka hedhur gaz lotsjellës dhe ka qëlluar me plumba gome, për të shpërndarë disa protestues në qytetin e Fortaleza-s, teksa trazirat në vend vazhdojnë, tashmë të përhapura në shumë qytete.
Të paktën 30 mijë persona kanë dalë në protestë në qytetin veri-lindor të Brazilit, në prag të sfidës ndaj Meksikës, për Kupën e Konfederatave.
Trazirat nisën për shkak të rritjes së cmimeve të transportit në Sao Paulo, por tashmë janë rritur ndjeshëm, duke marrë formën e pakënaqësisë së gjerë ndaj shërbimeve të dobëta publike dhe korrupsionit.
Autoritetet në Rio de Janeiro dhe Sao Paulo kanë deklaruar se rritja e cmimeve së fundi mund të rishikohet dhe të anulohet.
Kryebashkiakët e Cuiaba, Recife, Joan Pessoa dhe disa qyteteve të tjera kanë bërë fakt të kryer tashmë reduktimin e tarifave të transportit të autobusëve, në përgjigje të protestave.
Më shumë se 250 mijë njerëz janë derdhur nëpër rrugët e dhjetra qyteteve nëpër Brazil, gjatë këtyre ditëve të fundit. Ndryshimet e tarifave në zemrën e protestave, Rio dhe Sao Paulo, i cili është njoftuar gjatë ditës së mërkurë, pritet të shihet si një fitore e madhe e lëvizjes së protestuesve.
Guvernatori i shtetit të Sao Paulo-s, Geraldo Alckmin, dhe kryebashkiaku i qytetit, Fernando Haddad, thanë se kanë hedhur një hap përpara tashmë, duke lejuar dialogun me protestuesit paqësor.
Demonstrata madhore janë planifikuar për ditën e enjte në Rio dhe Sao Paulo.
Studim në lidhje me protestuesit – mosha, përkrahja politike, arsimimi – dhe arsyet e daljes në demonstrata.
Top Channel