Brazil, protesta të dhunshme në Fortaleza

20/06/2013 04:40

Policia braziliane ka hedhur gaz lotsjellës dhe ka qëlluar me plumba gome, për të shpërndarë disa protestues në qytetin e Fortaleza-s, teksa trazirat në vend vazhdojnë, tashmë të përhapura në shumë qytete.

Të paktën 30 mijë persona kanë dalë në protestë në qytetin veri-lindor të Brazilit, në prag të sfidës ndaj Meksikës, për Kupën e Konfederatave.

Trazirat nisën për shkak të rritjes së cmimeve të transportit në Sao Paulo, por tashmë janë rritur ndjeshëm, duke marrë formën e pakënaqësisë së gjerë ndaj shërbimeve të dobëta publike dhe korrupsionit.

Autoritetet në Rio de Janeiro dhe Sao Paulo kanë deklaruar se rritja e cmimeve së fundi mund të rishikohet dhe të anulohet.

Kryebashkiakët e Cuiaba, Recife, Joan Pessoa dhe disa qyteteve të tjera kanë bërë fakt të kryer tashmë reduktimin e tarifave të transportit të autobusëve, në përgjigje të protestave.

Më shumë se 250 mijë njerëz janë derdhur nëpër rrugët e dhjetra qyteteve nëpër Brazil, gjatë këtyre ditëve të fundit. Ndryshimet e tarifave në zemrën e protestave, Rio dhe Sao Paulo, i cili është njoftuar gjatë ditës së mërkurë, pritet të shihet si një fitore e madhe e lëvizjes së protestuesve.

Guvernatori i shtetit të Sao Paulo-s, Geraldo Alckmin, dhe kryebashkiaku i qytetit, Fernando Haddad, thanë se kanë hedhur një hap përpara tashmë, duke lejuar dialogun me protestuesit paqësor.

Demonstrata madhore janë planifikuar për ditën e enjte në Rio dhe Sao Paulo.

Studim në lidhje me protestuesit – mosha, përkrahja politike, arsimimi – dhe arsyet e daljes në demonstrata.

Top Channel