‘Bashkohen’ J.Lo dhe Marc Anthony
20/06/2013 00:00
Jennifer Lopez dhe Marc Anthony u ndanë pas 8 vjetësh martesë, por tani
janë miq të mirë dhe janë parë bashkë në një takim organizuar nga
shkolla e fëmijëve të tyre në Los Angeles.
Këngëtarja u shfaq e veshur në të bardha, me pak make-up dhe e qetë.
Ndërsa i vogli Max nuk dukej gjëkundi,binjakja e tij, Emme u fotografua ndërsa puthte me mall të atin e saj, Marc.
Aktualisht Jennifer është e lidhur me 26-vjecarin Casper Smart, ndërsa Marc është single që prej muajit prill.
“Marc dhe e dashura e tij Chloe Green u ndanë në muajin prill, pas një romance 2-mujore. Fillimisht u duk se lidhja do të funksiononte, por me vendim të Marc, cifti u nda”, thotë një burim për “Sun on Sunday”.
Top Channel