Thaçi fton Bukoshin të kthehet në Qeveri
19/06/2013 00:00
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ftuar Bujar Bukoshin që të
kthehet në Qeveri për ta ushtruar detyrën e tij si zëvendëskryeministër.
“Kryeministri e ka ftuar Bujar Bukoshin që ta vazhdojë punën si zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës”, bën me dije gazeta “Epoka e Re”.
Kryeministri Thaçi më 9 korrik të vitit të kaluar kishte liruar nga detyra e zëvendëskryeministrit, Bujar Bukoshin, derisa organet e drejtësisë të kryenin misionin e tyre.
Top Channel