Siria dhe Samiti i G8

19/06/2013 00:00

Kriza siriane, në mënyrë të pashmangshme, errësoi disi samitin e G8-ës
dhe ajo mund të karakterizohet “një hap para dhe një hap pas”.

Presidenti Vladimir Putin mund ta kete mohuar kete me force, por ruset rrezikuan izolimin ne kete samit dhe nuk eshte e qarte, nese do te gjendet gjuha e përbashkët për Sirinë. Komunikata, në tërësi ishte ripohim i Konferences se Gjeneves, e qershorit 2012, qe caktoi hapat e nevojshme qe duhet te ndermerren me tranzicionin politik.

Kryeministri britanik, David Cameron tha se presioni diplomatik po shtohet për t’i ulur palet në tryezen e bisedimeve.

Ky ka qene, ne fakt,thelbi i konsensusit nderkombetar per Sirine, per thuajse 12 muaj. Testi do te jete se deri ku do te arrijne ruset- nen presionin e G8-es- per ta nxitur lidershipin sirian ne shqyrtimin e mundesive për një marrëveshje politike.

Kjo mund te varet me shume nga situate ne terren, ku ushtria dhe aleati Hezbollah po shenojne avancime. Nje tjeter test eshte sa do te arrihet per te sjelle ne tryeze, opoziten e percare siriane? Po cmimi per t’i rikthyer ruset ne bord?

Ne komunikaten perfundimtare u perdor nje gjuhe e forte qe sirianet ne menyre kolektive “te shkaterrojne dhe debojne te gjithe organizatat dhe individet e lidhur me Al Kaedën”. Kjo deklarate nuk ishte problem per asnje prej udheheqesve te G8-es. Por asnje fjale per largimin e Bashar Al Assad-it, megjithese Cameron u shpreh prere se “ai duhet te largohet”.

Nuk pati referenca per krimet e luftes te kryera nga forcat qeveritare, por denimin e “shkeljeve te te drejtave te njeriut dhe abuzimet e kryera ne Siri”. As ruset dhe as fuqite e medha perendimore nuk kane ndryshuar ne thelb pikepamjet e tyre. Putin tha se do te vazhdoje te armatose Assad-in, dhe kjo sipas tij eshte ligjore.
Analistet thane “se ajo qe ra ne sy ishte mungesa e nje komenti publik mbi Sirine nga presidenti amerikan Barak Obama”.

Top Channel