Nigeri, ekstremistët vrasin 9 nxënës shkolle

19/06/2013 04:25

Militantët ekstremistë në veri-lindje të Nigerisë kanë vrarë të paktën 9 nxënës shkolle, në atë që shënon shënjestrën e dytë ndaj studentëve gjatë ditëve të fundit.

Boko Haram bëri të ditur se sulmi ndodhi si ndëshkim ndaj të rinjve, që ndihmojnë ushtrinë. Disa të mbijetuar thanë se sulmi ishte si kundërpërgjigje e grupeve hakmarrëse në vend.

Veri-lindja e Nigerisë ndodhet aktualisht në gjendje emergjence. Dëshmitari Ibrahim Mohammed tha se ishte duke zhvilluar një provim, në njërën nga klasat e shkollës Ansarudeen, kur personi i armatosur hapi zjarr në ndërtesë.

“Pashë 5 studentë, që ishin duke zhvilluar provimin, të vrarë në kokë”, tha ai. “4 të tjerë u vranë teksa po hynin në ambientet e shkollës”.

Punonjësit e spitalit konfirmuar se trupat e 9 fëmijëve, ende me uniformat e shkollës, ishin dërguar në mortin e Maiduguri-t.

Një zëdhënës i Boko Haram dha një mesazh për gazetarët lokal, duke thënë se sulmi ishte ndërmarrë për të ndalur ndihmat e të rinjve ndaj ushtrisë.

Top Channel