Lufta ndaj pastrimit të parave

19/06/2013 03:30

Liderët e G8-tës ranë dakord me marrjen e masave të reja kundër pastrimit të parave, evazorëve të paligjshëm fiskalë dhe korporatave, që tentojnë shmangien e taksave.

Qeveritë pranuan t’i krijojnë njëra-tjetrës qasje në informacion, lidhur me problemet tatimore të qytetarëve të tyre. Kompanive fantazëm, të përdorura shpeshherë si mënyrë për të shfrytëzuar shtigjet e shmangies së taksave e për të investuar parà pa u identifikuar, do t’u kërkohet të bëjnë publike emrat e pronarëve.

Ekspertët shpjegojnë se çfarë do të ndodhë saktësisht.

“Kriminelët e sofistikuar nuk hapin më llogari bankare, ata krijojnë kompani të tilla dhe shpeshherë krijojnë një ëeb të kompanive të tjera të ndërvarura, një strukturë që ngjason me kukullat ruse, një kompani brenda tjetrës. Në secilën fazë është shumë e vështirë të zbulosh, se cila është në të vërtetë kompania mëmë dhe kush e drejton. Ndonjëherë kjo është gati e pamundur. Në shumë legjislacione, një informacion i tillë nuk sigurohet dot”, tha Gavin Hayman, drejtor i fushatës “Global Ëitness”.

Samiti në Irlandën Veriore u bë gjithashtu skenë e nisjes së negociatave të tregtisë së lirë mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat kryeministri britanik, David Cameron, nuk ngurroi t’i përshkruante si “marrëveshjen më të madhe bilaterale tregtare në histori”.

Taksa, tregti, transparencë, apo tre “T-të”, sic janë quajtur në media, ishin pikat kryesore të axhendës së Britanisë për presidencën e saj të radhës, në G8.

Grupi i 8 ekonomive më të mëdha të botës përbëhet nga Anglia, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Italia, Rusia, Kanadaja dhe Japonia.

Për ekspertët, përpjekjet e grupit të tetëshes, për të trajtuar çështjet ekonomike botërore, janë dobësuar disi nga fakti, që nuk ka shumë lojtarë në tavolinë, siç janë Kina dhe vende të tjera, të cilat kanë fituar fuqi ekonomike, që kur filluan këto takime 38 vjet më parë.

Sidoqoftë, për G8-tën, përgjithësisht konsiderohet se vënia e gjërave në lëvizje mund të jetë më realiste se sa arritjet e mëdha.

Top Channel