Kryetari i Trupit Gjykues në rastin “Kleçka” ka vendosur të lërë edhe
për dy muaj të tjerë në arrest shtëpiak  Fatmir Limajn dhe 9
ish-bashkëluftëtarëve, ndaj të cilëve po zhvillohet një proces gjyqësor
për krime lufte.Kjo masë do të vlejë deri më 18 gusht të këtij viti.

Lajmi është konfirmuar nga njëri prej avokatëve të z. Limaj, Tomë Gashi, i cili ka thënë se “ky vendim është sjellë për të pamundësuar ndikimin në dëshmitarët e vet mbrojtjes”, gjë që sipas Gashit është “palogjikshmëri juridike”.

Po ashtu, sipas Gashit, meqenëse gjykimi në këtë çështje vazhdon më 3 korrik, ekipi mbrojtës i z. Limaj do të vendosë për hapa të metejshëm juridikë, nëse do ta ankimojë vendimin apo jo.

Ditë më parë një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it dhe atyre vendorë kishte vendosur që t’i lirojë nga arresti shtëpiak 10 ish-pjestarët e UÇK-së, të akuzuar për krime lufte në rastin që njihet si Kleçka. Por, kjo masë për dhjetë ish-pjestarët e UÇK-së: Fatmir Limaj, Arben Krasniqi, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Naser Shala, Sabit Shala, Shaban Shala, dhe Besim Shurdhaj, ishte zëvëndësuar me arrest shtëpiak vetëm pak ditë më vonë.

Top Channel