Karzai rebelohet kundër SHBA

19/06/2013 00:00

Afganistani është tërhequr nga bisedimet për arritjen e një marrëveshje për sigurinë me Shtetet e Bashkuara duke cituar për këtë “paqartësitë në propozimet dhe qendrimet amerikane”.

Një zëdhënës i presidentit Hamid Karzai tha se vendimi për të braktisur bisedimet për gjetjen e një marrëveshje dypalëshe në fushën e sigurisë, u mor pas emrit të dhënë për zyrën e përfaqësisë talebane në Katar.

“Ka kundërshti mes atyre që SHBA thotë dhe atyre që bën sa i përket bisedimeve për paqe në Afganistan. Presidenti pezulloi bisedimet këtë mëngjes. Ai nuk është dakort me emrin e dhënë për zyrën e talebanëve në Doha. Ne kundërshtojmë ‘Emiratin Islamik të Afganistanit’ sepse një gjë e tillë nuk ekziston dhe SHBA ishte në dijeni për qendrimin tonë”, deklaroi Aimal Faizi, zëdhënës i presidentit Karzai.

Bisedimet mes SHBA dhe Afganistanit nisën pas dorëzimit të kompetencave të sigurisë nga ana e NATO-s për autoritetet vendase. Në bisedime do të përcaktohet roli i trupave amerikane që do të qendrojnë në Afganistan pas tërheqjes së NATO-s.

Top Channel