Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po zhvillon një vizitë zyrtare në Austri, me ftesë të homologut Heinz Fischer.

Sipas raportimeve të “REL”, Jahjaga u prit me ceremonitë më të larta shtetërore dhe pati takime me presidentin Fischer dhe kryetaren e Parlamentit austriak, Barbara Prammer.

Gjatë takimeve u bisedua për zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, për zhvillimet në rajon, si dhe për axhendën e integrimeve evropiane të Kosovën.

Në një komunikatë të Presidencës kosovare thuhet se zyrtarët austriakë i dhanë mbështetje të plotë Kosovës në të gjitha proçeset që po kalon vendi dhe gjithashtu përshëndetën marrëveshjen e arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, duke e cilësuar si të vetmen rrugë për zgjidhjen e problemeve.

Presidentja Jahjaga gjatë vizitës në Austri mbajti një konferencë për shtyp, ku theksoi rëndësinë e mbështetjes së Vjenës zyrtare për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, për avancimin e proçeseve demokratike në vend, si dhe politikave për sundimin e rendit dhe ligjit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta